KiE është themeluar me 5 maj të vitit 1949, me qëllim bashkimin e vendeve të Evropës dhe Shqipëria u bë pjesë e saj më 13 korrik të vitit 1995. Aktualisht Presidencën e Komitetit e Ministrave të KiE e mban Britania e Madhe, ndërsa pas Shqipërisë do ta marrë Andora.
Vendi ynë në KiE përfaqësohet nga Margarita Gega, e cila është ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë. Ndërsa në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, PD përfaqësohet nga Ilir Rusmali dhe Lajla Përnaska, ndërsa PS nga Arben Ahmetaj. Pjesë e delegacionit është edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. /F.Stafa/











